Kejsi i jep edhe një mundësi tjetër Stresit?

Keisi dhe Stresi prej kohësh na kanë bërë të mendojmë se marrëdhënia e tyre është në një krizë dhe së fundmi me deklaratat e tyre menduam se ishin ndarë.

Por tashmë, nuk dimë më se ç’të mendojmë, pasi një detaj në fotot e fundit i trazoi mediat rozë.

Në fotot e fundit të publikuara në Instagram, Keisi shfaqet në ceremoninë e diplomimit dhe në gishtin e unazës mban një unazë fejese.

Nuk e dimë nëse kjo mund të përkthehet si një mundësi e re për reperin, për t’i rregulluar gjërat mes tyre, apo Keisi thjesht nuk e ka hequr unazën nga gishti.

Bukuroshja shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me një fustan të ngushtë pas trupit që i tregon linjat elegante pas karantine.

Me sa duket Keisi po ia lë kohës gjërat dhe do të shohim në vijim nëse do të ndodhë diçka mes dyshes së njohur të showbizz-it.