Kejvina Kthella ka folur për herë të parë pas dalje së bujshme nga Big Brother VIP. E ftuar në “BBVIP Fun Club”, modelja ka komentuar edhe marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, të cilën e quan jo te vërtetë nga ana e kësaj të fundit. Sipas saj Kiara ndryshoi mendim për Luizin pasi u kthye nga spitali duke nënkuptuar se mund të ketë marrë informacion për popullaritetin e tij jashtë shtëpisë.
“Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje” eshte shprehur Kejvina duke vazhduar.
”Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mbase mund të ketë ndryshuar, se sa gjëra ka bërë ai për të, janë dashuruar të gjithë me Luizin. Kiara nuk e duronte fare, më ka bërë çudi ndryshimi i saj. Ajo e nënçmonte, nuk i bënte përtypje, kur u kthye nga spitali ndryshoi, nuk e kuptova pse ndryshoi si ndryshoi”, tha Kejvina.
Ndryshe, Kiares i jane shfaqur disa informaciona nga jashte si avantazh i lojes ku ajo ka lexuar lajmet me te bujshme per te ku nder to ishte edhe Kjevina qe nuk ka folur fjale te mira per Kiaren pasi ajo i kishte thene Luizit te heq bluzen qe ia ka dhene Kejvina por qe Kiara sigurisht lexoi vetem titujt jo thelbin.