Kejvina Kthella e thotë troç/ Ja sa kilogram ka shtuar në karantinë

Këto ditë qëndrimi në karantinë frigoriferi është kthyer në mikun tonë më të mirë!

Të gjithë ankohen për kilogramët e shtuar dhe të njëjtin problem paska edhe modelja Kejvina Kthella.

Nëpërmjet një videolive, ajo ka treguar për karantinën dhe marrëdhënien me ushqimin.

E pyetur nga doktori, Skerdi Faria se sa kile ka shtuar këto ditë, modelja tha se ka marrë gati 4-5 kile.

Ajo tha se nuk i pëlqen shumë kjo gjë, megjithatë qëndrimi në karantinë i ka këto probleme.

Kujtojmë se modelja është karantinuar në Amerikë dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ditën e sotme ka treguar se nuk po e shtyn dot më.