Kejvina Kthella ‘heq dorë’ nga djemtë e ‘këqinj’, në romancë me reperin

Pas publikimit nga ana e reperit të disa pamjeve në krah të Kejvinës, ku shfaqeshin shumë intimë, lindën dyshimet se ishin në një lidhje.

Thashethemet u ndezën dhe më shumë pasi Seven, për arsye që nuk dihen, e fshiu videon ku shfaqej i afërt dhe duke shijuar momente të bukura me Kejvinën.

Por ish-velina i hodhi poshtë dyshimet, duke thënë për “Ico Style” se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më tepër.

E nuk vonoi shumë dhe në skenën e thashethemeve u shfaq vetë dhe me dëshirë të plotë Getinjo, vëllai i Mozzik.

Ndërkohë që Kejvina prej kohësh gjendet në SHBA, ku ende nuk dihen arsyet e vendosjes atje, ajo nuk ka rreshtur me postime fotosh se ksi në “Instagram”-in e saj.

Në një prej tyre shfaqet e veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, si rrallëherë pa dekolte, tek e cila ka komentuar reperi Getinjo:

“Rifreskim i Merilyn Monroe”, shkruante reperi në foton e ish-velinës, ndërsa Kejvina i është përgjigjur me disa emoji të qeshurash.

Ky komunikim publik virtual u ka rënë në sy komentuesve, të cilët mendojnë se mes tyre ka nisur një histori dhe kjo është arsyeja pse reperi tjetër, Seven Saraqi, i fshiu videot me Kejvinën.

Dyshimet ngrihen edhe më shumë nëse i kthehemi pas në kohë një postimi të Getinjos këtë janar me një vajzë misterioze.

Ndërkohë që vëllai i tij Mozzik dhe ish-partnerja Loredana Zefi rrëmbyen gjithë vëmendjen me romancën e tyre të marrë fund, Getinjo ndau një foto ndryshe me ndjekësit në rrjet.

Reperi shihej i shoqëruar nga një vajzë, fytyrën e së cilës nuk e zbuloi.

Në foton e postuar tërhoqën vëmendjen në veçanti format fizike të vajzës, ndërsa Getinjo i kishte vendosur një gotë me pije mbi këmbë.

“Gëzuar!”, shkruante reperi, që sipas lokacionit të vendosur mbi foto, dukej se reperi ndodhej në Gjermani.

Dyshimet apo fantazia e ndjekësve supozojnë se vajza në fjalë mund të ketë qenë Kejvina, e cila u përfol jo pak në faqet e kronikës së zezë, ndërsa shfaqej në ekran si kërcimtare e spektaklit të VIP-ave, “Dance with me”.