E enjte, 3 Tetor, 2024
22.5 C
Pristina

Kejvina Kthella i publikon ofertat që ia bëjnë meshkujt për të kaluar një natë

Modelja Kejvina Kthella publikoi pak kohë më parë në ‘instastory’ të gjitha mesazhet që i vijnë në profilin e saj të Instagramit ku shihet se disa prej tyre janë shantazhuese.

Në fotot e publikuara lexohen lehtësisht të gjitha mesazhet që shkruhen nga meshkujt të ndryshëm ku i ofrojne me mijera euro për një natë.

“Sa lek pate natën nëse sgaboja 5000 apo..” shkruan një person të cilin më pas Kejvina ia tregon dhe profilin e Instagramit.

“Qa bane, 10000 euro per 1 nat a prano” shkruan një tjetër person.

Modelja nuk e ka lënë me kaq por i drejtohet personit që shkroi duke i thënë: “Të jap 20, më jep mamin e motrën tënde o gomar”.

Madje, modelja tregon se persona të ndryshëm përdorin identitetin e saj duke sajuar biseda që s’janë të vërteta.

Kejvina shprehet se për sa kohë të jetë gjallë, s’do të lejojë askënd të shkelë mbi dinjitetin e saj, teksa shkruan e revoltuar:

Fakti që je një mizë dhe mizat dihet çfarë hanë dhe ku rrinë, nuk do të thotë që unë të të lejoj ty të përdorësh emrin tim për disa folloëesa ose klikime lajmesh, Ekziston një program që quhet “Prankgram”, që mund të huazojë identitetin për pak çaste me qëllime keqdashëse, por të papërfillshme nga një njeri që ka 2 pare mend për të kuptuar që ato mesazhe dhe fotot janë më fake se personi që qëndron mbrapa tyre.

Nqs ndonjë njeri zotëron mesazhe ose fakte diskriminuese kundrejt meje, ju ftoj të gjeni një punë më të mirë për të bërë sepse Kejvina Kthella nuk bën pazare as shitje as blerje.

Çdo gjë që kam arritur, e kam arritur me zotësinë time dhe kush më njeh e di këtë gjë.

Doja ta sqaroja sepse shoh që abuzohet së tepërmi me femrat shqiptare dhe i kategorizojnë ato si sende që mund të blihen dhe shiten.

Unë për sa kohë të jem gjallë, s’do t’i lejoj dhe s’kam për t’i lejuar këto vemje të ngrejnë krye mbi dinjitetin tim.”-shkruan Kejvina.

Nga Rubrika