Kejvina pa të brendshme me fustan transparent në festën e ditëlindjes

Kejvina u vesh provokuese për ditëlindje.

Kejvina Kthella është një nga emrat më të përfolur të shoubizit, sidomos për paraqitjet atraktive, me të cilat merr vazhdimisht vëmendje.

Së fundi, ajo udhëtoi në Dubai bashkë me Arta Elezajn, me të cilën festoi deri në orët e vona, kurse nuk munguan befasitë për të

Një detaj që mori vëmendjen në fotografitë e saj ishte pikërisht fustani transparent, nën të cilin dukej se nuk mbante fare të brendshme.

Ajo realizoi fotografi joshëse mes trëndafilave e petaleve të tyre, kurse dukej provokuese në fustanin transparent në të dyja anët.

Nuk dihet se kush tjetër po i shoqëron Kejvinën e Artën, por dyshja po kalojnë momente të paharruara bashkë.

Ndryshe, para pak kohësh, Kejvina publikoi foto krah një burri, të cilit ia mbuloi fytyrën, por që supozohet të jetë i dashuri i saj. /Lajmi