Gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi, shkruan në Facebook për ftesat e Thaçit ndaj Kurtit për të pranuar mandatin për kryeministër.
Ai shkruan:
“Kujt ia ka marrë mendja që vjen dita Hashimi t’i thotë Albinit “hajde bëhu kryeministër” e Albini të thotë “jo valla njëherë”!
Vetëm në Kosovë?! Viti 20-20.”
Presidenti Thaçi ia ka nisur një letër kryetarit të Vetëvendosjes, ku i kërkon të tregojë nëse do ta pranojë ose refuzojë mandatin për kryeministër.