Web Analytics
BallinaSHOWBIZ“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, Fjolla Morina thirrje publike për...

“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, Fjolla Morina thirrje publike për ndihmë pas akuzave ndaj ish-partnerit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, bëri një rrëfim tronditës në një live të publikuar në Instagram. Dy ditë më parë ajo ndau një histori nga jeta personale, në të cilën është i përfshirë ish-partneri i saj, Fisnik Syla si dhe persona të tjerë.

Në tregimin e gjatë, artistja zbuloi gjithçka për vitet e fundit, ku siç theksoi është e shkatërruar shpirtërisht dhe se në këtë mes është edhe vajza e saj, shtatëvjeçare. Sot Fjolla Morina ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ku foli rreth video që shpërndau në Instagram 2 ditë më parë.

Fjolla e tensionuar tregon se sipas saj ish-partneri ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quan atë kriminel. Ndër të tjera këngëtarja ka akuzuar ish-partnerin e saj në video se e ka vendosur ai a.rmën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020.

Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një a.rmë zjarri tip pis.toletë me 23 fi.shekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pi.stoletë e llojit ça.kmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se ar.ma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

Gjatë arrestimit ajo tregoi gjithashtu se ka qenë e helmuar dhe e pavetëdijshme mjaftueshëm për t’u përgjigjur. Si pasojë e dhu.nës psikologjike Fjolla thotë se ai ka dashur që mos jetë e aftë të kujdeset për fëmijën e saj ndërsa edhe koncertet i janë bllokuar që mos të ketë të ardhura për vajzën. Fjolla tregon se ka dy biznese ku fiton të ardhura dhe ndihet e pambrojtur dhe e su.lmuar.

E pyetur nëse ish-partneri ka ushtruar dh.unë fizike ndaj saj ajo u përgjigj: “Ka ndodhur një herë, ka ushtruar dh.unë, nuk e kam denoncuar.” Fjolla trondit akoma më shumë pasi thotë se kanë dashur t’i vr.asin fëmijën.

“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, tha Fjolla se ishte një nga kërcënimet. “Unë krejt i di, unë jam mirë, unë kam luftu për vajzën time. Për mu karriera nuk vlen, lufta për karrierën nuk vlen”, është shprehur gjithashtu ajo, ndërsa thotë se dëshira e saj është të jetojë një jetë normale me vajzën e saj. Këngëtarja thotë së e gjitha situata është falë strategjisë dhe inteligjencës së Sylës duke dashur të dalë i pastër./albeu.

Rrjetet Sociale

630,561FansaPëlqeje
28,204NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit