Sa herë që vjen Epopeja e UÇK-së, “Mora fjalë”, është kënga që ndëgjohet më së shumti nga shqiptarët. Kjo këngë që i dedikohet heroit Adem Jashari, ku teksti, melodia dhe interpretimi ngjallin gjithmonë emocione dhe dashuri të madhe ndaj vendit dhe luftës çlirimtare në prag të Epopesë ngrit edhe debat se kush e këndoi i pari.
Kjo këngë këndohet nga Shkurte Fejza dhe shqiptarët të gjithë e njohin atë si këngëtarja e parë që e ka kënduar. Por edhe në këtë prag të “Epopesë së UÇK-së këngëtari nga Drenica, Qazim Beka thotë se ai është këngëtari i parë që e ka kënduar.
Ai për këtë si dëshmi ka publikuar edhe një video ku thotë se e ka kënduar për herë të parë më 5 mars të vitit 2001, ku kënga atë kohë mbante titullun “Çou Adem”, shkruan Reporteri. Postimi i tij pa ndërhyrje: Edhe pse kjo video ishte ma disa pengesa une dua ta postoj me te vetmin qellim qe te ja u kujtoj audiences se gjer se kjo kenge eshte kenduar dhe eshte promovuar per her te par kuptohet nga une poe ceki kete qe leta kuptojn se kenga mora fjalê eshte e imja dhe jo e shkurtes qysh mendojn disa, pra me 5 mars 2001 ne pervjetorin e lavdishen te epopes dhe sakrifices se jasharajve ne krye me komandantin legjendar Adem Jasharin!..
Ndërkohë, kompozitori i këngës, “Mora fjalë”, Naim Gjoshi, kishte deklaruar më parë se kënga është bërë për Qazim Bekën, mirëpo se çfarë ka ndodhur tutje, e çfarë marrëveshje janë bërë në mes të dy këngëtarëve nuk e di. /Reporteri. shiko videon: