Këngëtarët shqiptarë “përplasen” mes veti shkaku i Eurovizionit

Ka nisur një përplasje mes dy këngëtarëve të njohur, Juliana Pasha dhe Frederik Ndoci.

Ky debat ka ardhur si pasojë e një pyetjeje gjatë lojës ‘Ndaje ose haje’, ku Juliana Pasha ka konsideruar performancën e Ndocit si më të dobtën në Eurovizion.

Mirëpo, këngëtari nuk e ka pritur aspak mirë këtë deklaratë dhe menjëherë ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai ka shkruar se në “Eurosong ka edhe kritik arti internacional apo vleresues arti edhe per kangen edhe per artistin edhe per interpretimin jo vetem nga organizatoret por ka kritik arti edhe ne cdo klub eurosong te shteteve te ndryshme dhe ruhen ne pdf page per cdo festival…”

Më tutje, Ndoci tregon edhe se kush është vetëvrasja më e madhe në historisë e karrierës së një artisti.

Postimi i këngëtarit:

Asht shum e vështir te flasësh për një koleg duke harru se Eurosong e ka me shkrim se çvler ka sjell në Eurosong x apo y kangtar që ka debutu.

Ne kemi përfaqesuar Shqipërin në nji kompeticion, dhe në përgjithsi sejcili ka qenë denjesisht mir.

Stilet kan ken të ndryshme por sejcili artist asht mundu me stilin qe ka sjell ta ket perfekt, pavarsisht vlersimeve qe marrin.

Mos harroni se Eurosong ka edhe kritik arti internacional apo vleresues arti edhe per kangen edhe per artistin edhe per interpretimin jo vetem nga organizatoret por ka kritik arti edhe ne cdo klub eurosong te shteteve te ndryshme dhe ruhen ne pdf page per cdo festival, mjafton te lexosh sepse jan ne anglish, por ma te kujdesshem jan klubet e te gjitha shteteve pjesmarres te cilet ruajne me fanatizem çdo vlersim apo nenvlefsim dhe flasin e shkruajn per cdo artist pjesmarres.

Kur je në maje mund ti shohesh nga posht te tjeret, ndersa kur je posht nga qe asht e veshtir e u duk maja, asht ma e leht me u ngjit 2-3 pozicione edhe më vrer qe vjell, por me beso asht vetvrasja ma e madhe ne historine e karrieres tande.