Këngëtarja e njohur tregon me krenari rezultatet e arritura nga dieta dhe ushtrimet

Mariah Carey më në fund ka arritur rezultate pozitive nga ushtrimet e vazhdueshme në palestër.

Mariah Carey ka vite që lufton me peshën e tepërt, për të cilën shpesh ka folur.

Ajo ka stërvitur shumë dhe ka qenë në dieta të ndryshme, kështu që tregon se i mungon besimi për
shkak të mbipeshës.

Këngëtarja më në fund është e lumtur me pamjen e saj dhe e tregon atë në rrjetet sociale, transmeton
KP.

Gjatë turneut ‘The Buttery Returns’ në Las Vegas, Carey tregoi rezultatet e luftës me mbipeshën në
veshje të ngushta.