Këngëtarja me famë botërore Rihanna, sot feston ditëlindjen

Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna, sot e feston ditëlindjen.

Ylli i njohur tanimë ka mbushur 32 vite, duke vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet e saj gjithnjë në formë të mirë.

Ajo gëzon miliona fansa nga e gjithë bota, falë talentit të saj në muzikë dhe këngëve të bukura që ka sjellë ndër vite.

Duket se për të vitet janë vetëm numra, pasi forma e saj dhe bukuria që e karakterizon, e paraqesin atë shumë të re.

Kujtojmë që Rihanna është mjaft aktive edhe me linjat e saj të bukurisë si “Fenty Beauty”, që ka arritur mjaft sukses nëpër botë.