Këngëtarja shqiptare rrëfen si rrezikoi jetën në videoklipin e ri

E ftuar në emisionin “Rudina”, Silva Gunbardhi prezantoi ekskluzivisht këngën e saj të re, të titulluar “Nënoke”.

Siç mund ta kuptoni nga titulli, kënga u dedikohet gjysheve.

Teksti është realizuar nga Ymer Nurka dhe Armand Trebicka, ndërsa muzika nga Mario Bregu.

Me sa ka treguar Silva, ajo është frymëzuar nga jeta e përditshme për këtë këngë, duke parë dashurinë e madhe që gjyshet i japin të birit.

Videoklipi është xhiruar në Gjirokastër, në shtëpinë e Çerçiz Topullit.

Ndërkohë Silva ka rrëfyer edhe një detaj, për sa u përket xhirimeve të videoklipit, ku ajo ka rrezikuar jetën.

Këngëtarja ka hipur mbi çati për të kënduar, duke qenë se siç është shprehur ajo, e konsideron gjyshen si kulmin e shtëpisë.

“Kam kënduar herën e parë në majë të çatisë.

Nuk e kam rrezikuar jetën kot.

Regjisori më thoshte: Shiko Silva kur të biesh, të mos biesh nga ana e pazarit se nuk të kemi më.

Të paktën të biesh këtej, se të paktën një dorë, një këmbë ta rregullojmë.

Gjithë kohës bërtisja nga frika, nga tmerri.

Këndova në majë të çatisë, sepse mendoj se gjyshja është kulmi i një shtëpie.

Për këtë arsye sakrifikova dhe hipa në majë të çatisë”, -ka rrëfyer Silva.

Ja dhe videoklipi për të cilin Silva rrezikoi jetën.