Këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Olta Boka ka qenë gjithmonë shumë diskrete për jetën e saj private.

Ndonëse ajo është në një lidhje dashurie prej disa vitesh me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, ajo ka preferuar të mos flasë shumë për këtë pjesë.

Mirëpo, së fundmi burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Mësohet se Olta dhe Ivi do të bëhen prindër për herë të parë, por ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të shënuar në jetën e çiftit.

Kujtojmë që dyshja janë njohur në kohën kur Olta vazhdonte studimet e larta në fakultetin e Drejtësisë, ndërsa Ivi ishte pedagogu i saj.