Kërkohet që Kadri Veseli të dëshmojë për rastin e Astrit Deharit

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të ftojnë për intervistim kreun e PDK’së, që të dëshmojë lidhur me rastin e vde.kjes së Astrit Deharit.

Gashi në një shkrim në Facebook ka thënë se Veseli dy herë publikisht ka deklaruar se Astrit Dehari është vr.arë në Burgun e Prizrenit.

“Çka po i mungon Prokurorit te Prokurorisë Speciale Z. Afrim Shefkiu që nuk e fton për të dëshmuar lidhur me te gjitha ato informata qe i din Z. Veseli dhe e cili haptas deklarohet se din shumë për vr.asjen e Astrit Deharit”, ka shkruar ai.

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/tome.gashi.1/videos/2982167785192267/?t=37