Kërkohet që të hiqet kufizimi i lëvizjes dhe të zgjatet orari i gastronomisë

Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese drejtuar ministrisë së Shëndetësisë, dhe ministrisë së Punëve të Brendshme ka kërkuar rishqyrtimin e masave anti-Covid19.

Asociacioni i Komunave kërkon që të hiqet orari i kufizimit të lëvizjes dhe të niset lirimi i masave për gastronominë.

“Po shihet qartë që kufizimi i lirisë së lëvizjes në komunat kryesore të Republikës së Kosovës dhe masat që janë ndërmarrë për sektorin e gastronomisë, (koha e aktivitetit të ekonomik të jetë i kufizuar nga ora 21.00 – 05.00), nuk paskan qenë masa përkatëse në parandalimin e përhapjes së COVID 19.

Prandaj, me këtë ras t, kërkojmë nga Ju që në këtë kuadër të hiqet orari i kufizimit të lëvizjes dhe të niset me lirimin e disa masave për gastronominë, të cilat ishin të vendosura në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë së Kosovës, nr. 01/10 të datës 5 Korrik 2020.

Pra, kërkohet që masat të rishikohen në mënyrë që parandalimi i përhapjes së COVID 19 të jetë më i suksesshëm”, thuhet në letrën e Asociacionit të Komunave./Express/

https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/3140642169356994