Këshilltari i Kurtit që bëri thirrje për “Rezistencë”, ftohet nga Policia

Shkëlzen Gashi i cili është këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, është ftuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Gashi përmes një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Sot, më 22 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin «kanosje»”.

“Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë Nesër në ora 10:00 do të shkoj në drejtorinë në fjalë sepse i kam edhe unë disa pyetje për ta”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10159596322743294