Këshilltari i Presidentit i reagon Arben Vitisë për rastin e Pacollit: Gjatë prillit në Kosovë kanë hyrë 30 mijë persona a janë në karantinë ata?

Gjatë ditës së djeshme, kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka marrë leje nga Ministria e Infrastrukturës për t’u kthyer në Kosovë.

Megjithatë, deputeti i Kuvendit u lajmërua që sa po të hyjë në territorin e Kosovës do të futet dy javë në karantinë në konvikte.

Për këtë gjatë ditës kanë reaguar nga zyra e presidentit të vendit.Këshilltari i presidentit Adil Behramaj ka shkruar në Facebook se vetëm gjatë muajit prill në Kosovë kanë hyrë mesatarish 30 mijë persona.

Ai ka pyetur Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë nëse të gjithë këta janë karantinuar.

“Në bazë të të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit, në pikat kufitare të Republikës së Kosovës kanë hyrë 864 persona dhe kanë dalë 1024 persona.

Një ditë më herët kanë hyrë 1606 persona dhe kanë dalë 1876 persona.

Të premten e kaluar kanë hyrë 1004 persona, ndërsa të enjten kanë hyrë edhe 920 të tjerë.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare, në muajin prill llogaritet që mesatarisht kanë hyrë rreth 30 mijë persona në Republikën e Kosovës.

A janë këta të gjithë të karantinuar, Ministër i Shëndetësisë?

Nëse po, ku janë ata”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158232956811670