Këshilltari i Thaçit: Kurti dëshiron të jetë diktator, i pari dhe i fundit nё historinё e Kosovёs

Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas provës së radhës për protestë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka komentuar edhe paraqitjen e shefit të VV’së, njëherësh kryeministër në detyrë i vendit, Albin Kurti, nga ballkoni i qeverisë, për t’i përshëndetur pjesëmarrësit.

Behrami ka vlerësuar se Kurti dëshiron të jetë diktator, i pari dhe i fundit nё historinё e Kosovёs.

“Ballkoni i Qeverisё ёshtё shumё i ulёt pёr perspektivёn nga Kurti e sheh popullin”, ka shkruar Behrami në Facebook.

“Nga sot nuk ka mё dilemë: Albin Kurti dëshiron të jetë diktator, i pari dhe i fundit nё historinё e Kosovёs!”, ka deklaruar ai.