Këshilltari i Thaçit tallet me deklaratën e Rexhep Selimit

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka ironizuar me shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimin, i cili ka treguar pse Qeveria e Kosovës i ka vendosur mbrëmë me nguti masat e reja për koronavirusin që përfshin edhe kufizimin e lirisë.

Behramaj duke e cituar Selimin ka thënë që vete ai tregoi se masat e reja janë vënë për të mos u mbajt seanca për votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Statusi i plotë i tij:

Rexhep Selimi e pat një rrëshqitje frojdiane, duke e lexuar atë “poezinë” e tij.

Pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e seancës së nesërme, ai tregoi saktësisht pse Qeveria e Kosovës i ka vendosur mbrëmë me nguti masat e reja, duke kufizuar kundërligjshëm edhe lëvizjet e qytetarëve.

“Kanë vendosur mos ta respektojnë vendimin e Qeverisë që ndalon mbajtjen e tubimeve publike”, tha ai.

Boll tregoi, nuk ka nevojë më shumë!”.