Këshilltari i Thaçit thotë se Qeveria Kurti i ka vjedhur edhe thasët e kufomave

Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Thaci, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve kur tregohen mashtrimet me kontrata që ka bërë Ministria e Shëndetësisë.

Behramaj, ka thënë Qeveria e Kurtit edhe në thasët për kufoma paska vjedhur.

“Qeveria e Kurtit edhe në thasët për kufoma paska vjedhur.

Betejë të madhe paska bërë për “parandalimin” e gjakderdhjes financiare në ministrinë e Arben Vitisë, duke blerë me çmime astronomike.

Madje, duke blerë edhe nga kompania ku vetë ministri paska punuar!

Kur fliste për tenderët në të kaluarën, Kurti i akuzonte kundërshtarët politikë se vidhnin edhe nga përmendoret e dëshmorëve.

Ndërsa, vetë paskan vjedhur edhe nga thasët e kufomave!”, ka shkruar Behramaj.

Qeveria e Kurtit edhe në thasët për kufoma paska vjedhur. Betejë të madhe paska bërë për “parandalimin” e gjakderdhjes…

Gepostet von Adil Behramaj am Freitag, 22. Mai 2020