Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Haradinajt: Në politikë nuk kryejnë punë muskujt…

Këshilltari i ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Faton Peci i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka deklaruar se “Kosova ka një president të dobët në detyrë”.

Peci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se e kupton mendësinë e gjykimit të Haradinajt, për shkak se ka sfond prej ushtaraku, por theksoi se në politikë nuk kryejnë punën muskujt.

“Në politikë nuk kryejnë punë muskujt, por shkathtësie politike, të cilën ju nuk e keni demonstruar.

Kjo, ngase po të ishte kështu do të ishe ende kryeministër, por jo shef i një partie të vogël opozitare, që lufton për mbijetesë”, shkruan Peci.

Ndryshe, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar udhëheqësit e tanishëm të vendit, duke theksuar se vendi ka nevojë për një president të fortë.

Haradinaj ka thënë se Serbia po ndihet e fortë kur Kosova ka një qeveri të shkarkuar dhe një president sipas tij, të dobët në detyrë./Telegrafi