Kështu arriti Meghan ta magjeps princin Harry

Arsyeja e vërtetë pse Harry u martua me Meghan Markle është se ai shihte tek ajo nënën e tij, Lady Diana.

Kështu thotë Dr. Phil, një psikolog i famshëm amerikan.

Me fjalë të tjera, zonja Markle arriti të magjepste princin e bukur, duke mishëruar të gjitha karakteristikat që e bënë dikur unike, bashkëshorten e Charlesit.

Sipas ekspertit, Harry pa tek Meghan pasqyrimin e nënës së tij, që iku nga kjo botë para kohe, dhe kjo e ka shtyrë në krahët e saj.

“Diana ishte e paturpshme, e bukur dhe e pavarur dhe Harry u martua me një grua të paturpshme, të bukur dhe të pavarur”, tha Dr. Phil për TMZ, duke theksuar se princi kurrë nuk donte të “bëhej pjesë e kopesë dhe ta ndiqte si dele”.

Harry është një shpirt rebel si Diana dhe kërkoi një bashkëshorte, që të ishte si ai e pavarur.

Vetëm se, Meghan shkoi shumë larg dhe theu rregullat e lojës.

Ose më saktë, e planifikuar tashmë që para dasmës, siç pretendohet nga Globe, të bashkohej me Familjen Mbretërore, të fitonte famë dhe shikueshmëri falë titullit fisnik, duke ndjekur interesat e veta.

Por mbase ajo nuk e kishte llogaritur që përkundër fuqisë bindëse dhe mbështetjes së burrit të saj, ishte e pamundur të përthyente protokollin për të bërë atë që dëshironte.

Prandaj, erdhi hapi tjetër: Megxit, ndarja nga Monarkia, marrja me vete e Harryt, të cilin, megjithatë, ajo duket se dëshiron ta heqë qafe brenda 5 viteve, me një divorc.

Pas gjithë këtyre duket se qëndron nëna e zonjës Markle, Doria Ragland.

Mësuesja e Yogas që jeton në Los Angeles, e vetmja nga familja e Meghan që ka pasur kontakte me Pallatin Buckingham, e cila duket se e ka mbështetur dhe këshilluar vajzën e saj që të largohej nga Anglia, për t’u vendosur në Kanada.