Kështu do të jetë moti gjatë javës së parë të muajit mars

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e marsit do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës së martë do të shoqërohen me shi.

Shiu do të filloj së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e mërkure dhe tutje ditëve tjera duke e zvogëluar intensitetin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 – 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 – 13 m/s.