Kështu dukej dikur dhe tani njëra ndër rrugët më të njohura në Prishtinë

Në një fanpage në Facebook është publikuar një fotografi e vjetër e rrugës ‘Tringë Smajli’ në Prishtinë, ku shihet se si ka qenë më parë kjo rrugë dhe si është sot.

Rruga ‘Tringë Smajli’ është njëra ndër rrugët më të frek uentuara dhe më të njohura në Prishtinë. Kjo pasi në këtë rrugë ka biznese, hotele luksoze dhe bare të njohura.

Në një fanepage të Facebook’ut të quajtur ‘Dreni për Prishtinë’, janë publikuar dy fotografi të rrugës ‘Tringë Smajli’.

Fotografi bardhë e zi është fotografi shumë e vjetër e kësaj rruge, ku shihet se si ka qenë më parë.

Ndërsa në fotografinë e tanishme shihet se vetëm një objekt ka mbij etuar tash e disa vite në këtë rrugë dhe ka disa dallime.

Objekti i mbijetuar njihet si shtëpia e Luan Rudit dhe i përket fundit të shekullit 18’të./gazetametro.net