Kështu duken disa nga të famshmit shqiptarë pas mbjelljes së flokëve

Rënia e flokëve për shumë persona vazhdon të mbetet si njëri nga problemet kryesore e me këtë rast numri i klinikave ku ofrohen shërbime për mbjellën e flokëve në Kosovë është rritur.

Ndërsa mbjellja e flokëve është rikthyer në trend këto kohë, ku edhe shumë fytyra publike po e bëjnë këtë ndërhyrje Lajmi.net ua sjellë disa nga fytyrat publike që kanë bërë këtë ndërhyrje dhe si duken tani pas kësaj.

Naim Abazi

Naim Abazi në vitin 2019 erdhi me një ndryshim në pamje, ai mbolli flokët në njërën nga klinikat në Kosovë, rezultatin gjykojeni vetë.

2:Arjan Konomi

Këtë sezonë të “Për’Puthen” opinionisti Arjan Konomi, kishte ardhur me një ndryshim në pamje, ai ndryshoi stilin duke i mbjellë flokët, e ky ndryshim u përcill me komente të shumta.

3: Gold Ag

Trendit të mbjelljes së flokëve nuk i shpëtoi as reperi nga Presheva Gold Ag, në vitin 2019 rep-artisti erdhi me një ndryshim drastik në pamje dhe duke u dukur më ndryshe.

4: Dj Pm

Trendit të mbjellës së flokëve iu bashkëngjit edhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe Dj Pm, këtë ndërhyrje Pajtimi e bëri në nëntor të vitit të kaluar.

5. Granit Cana

Këngëtari Granit Cana që famën e mori nga pjesëmarrja e tij në reality-show “BBV” nuk arriti ti shpëtonte trendit të mbjelljës së flokëve, ku në shtator të vitit të kaluar bëri këtë ndërhyrje. /Lajmi/