Kështu duket harta e Covid-19 momentalisht në Kosovë

IKSHPK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mbrëmë është konfirmuar vetëm një rast i ri COVID19 dhe 15 persona të infektuar tashmë janë shëruar.

Deri më tani që nga 8 shkurti në Kosovë janë bërë gjithsej 12198 testime, nga këto me SARS-COV-2, pozitiv kanë rezultuar gjithsej 989.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 769 , e ka pasur 29 vi.ktima.

Momentalisht, raste aktive janë 191, derisa shkalla e vde.kshmërisë është 3.1%.

Vetëm dje janë kryer 211 teste.

Ndërsa përmes një harte, mund të shihni edhe vendbanimet me raste të COVID19.

Sipas kësaj harte (me autor Ylli Ferizi), komunat pa asnjë rast janë: Graçanica, Juniku, Shtërpca, Novobërda, Parteshi, Ranillugu.

Momentalisht, Ferizaj mbetet me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 134, më pas Prizreni me 94 raste e Prishtina që ka 84 raste./Indeksonline/