Kështu e kalon një ditë vikendi Edona me fëmijët e saj

Edona Llalloshi është njëra ndër këngëtaret tona shumë e pëlqyer, shkruan “InfoKosova”.

Dhe krejt ky pëlqim që i vije asaj nga masa e gjerë, është si rezultat i karrierës muzikore të cilën Edona e ka ndërtuar me shumë këngë dhe paraqitje të mira.

Angazhimet e Edonës janë të shumëta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

E kjo gjë ia pamundëson që të jetë 100% me fëmijët e saj, por kur ka kohë të lirë Edona iu përkushton fëmijëve çdo moment.

E një moment të tillë ku ajo shihet me të vegjëlit e saj, është edhe ky i ditës së sotme, ku Edona shihet bashkë me vajzën Doan dhe djalin Nur.

Nëna me fëmijët duken shumë bukur në këto pamje që i ka bërë vet publike Edona në Instagram./InfoKosova/