Kështu i komenton Rita Ora në foton në Instagram Dafina Zeqirit

Duke qëndruar e pozuar përballë një pasqyre, Dafina Zeqiri, ka vënë në pah trupin e saj, në një postim të bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram.

Komente të shumta nga fansat e estrada erdhen në fotografinë e Dafinës, e mes komentesh më të veçanta ishte ai i yllit me famë botërore, Rita Ora.

“Je shumë tërheqëse! Çfarë trupi! ” është komenti që Ora ka shkruar në fotografinë e Zeqirit.

Ndryshe, Dafina është e njohur për eksperimentet e shumta që bën me dukjen e saj, si në veshje, po ashtu edhe në grim dhe stil të flokëve./Express