Kështu mund të votojn qytetarët që janë të infektuar me Covid-19

Ardita Rashiti, gazetare në T7 në një lidhje direkte ka treguar se si do të votojnë të gjithë ata që janë të infektuar me COVID 19.

Ajo raporton se këto ekipe janë të pajisura me të gjitha mjetet mbrojtëse.

“Fillimisht e kemi marrë listën e personave të infektuar, i kemi telefonuar një nga një, ata që kanë thënë se do të votojnë, ne do të shkojmë në shtëpinë e tyre një nga një, ata do ta bëjnë votimin me kusht”, kanë treguar nga ekipi mobil.

Afërsisht 150 persona me COVID 19 nga Ferizaj do të votojnë sot./Express/