Këngëtarja Dua Lipa është ndier tejet krenare me popullin e saj.
Ajo këtë gjë e ka shprehur përmes një fotografie ku na falenderon.
Dua Lipa është ndjerë krenare për pritjen që Kosova i bëri skuadrës angleze në ndeshjen që u zhvillua.
Anglia luajti kundër Kosovës në Prishtinë dhe ra në sy mikpritja që kosovarët i bënë.
Dua Lipa ka publikuar foton e skuadrës së Anglisë në InstaStoryn e saj, ku ka shkruajtur “Faleminderit Kosovë”.
Kujtojmë që Dua zhvilloi së fundmi një koncert në Dubai, ku elektrizoi gjithë fansat e Lindjes së Mesme.