Kështu përgjigjet Stresi kur e pyesin a është ndarë nga guraja

Marrëdhënia e reperit Stresi me bashkëshorten e tij, Keisin, prej vitesh ka qenë shumë e komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Dyshja, të cilët janë të martuar edhe zyrtarisht, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportit aktual që kanë.

Duke qenë se jetojnë në vende të ndryshme, ata shpesh u përfolën për ndarje e po ashtu edhe për ribashkim.

Reperi së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

I pyetur nëse është ndarë nga gruaja, ai nuk ka hezituar të japë një përgjigje ndonëse asgjë konkrete.

“A je ndarë me gruan tënde Keisin, Stresi se të gjithë jemi kuriozë?”, ka qenë pyetja e parashtruar.

“Do ta kuptoni shumë shpejt”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, artisti nga Shqipëria po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të ri të quajtur “Po foli i fundit”, në të cilin bëri një sërë disesh.