Arilena Ara është fituesja e Festivalit të 58 në TVSH, shkruan “InfoKosova”.
Me këtë fitore Arilena ka fituar të drejtën që ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong 2020.
E derisa të vijë koha e Eurovizionit të sivjetmë, Arilena është duke e shijuar suksesin e saj në Kaliforni, ku dhe është duke përgatitur versionin në anglisht të këngës së saj.
Këtë e mësuam përmes këtyre pamjeve ku Arilena shihet në studio.
Por, kohën e lirë Ara po e kalon edhe në shëtitje të ndryshme nëpër Los Anxhelos./InfoKosova/