Pas fitores së Kosovës ndaj Malit të Zi, qytetarët kanë filluar festën në kryeqytet.

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi.

Në fakt, mysafirët duhet të jenë të kënaqur me rezultatin pasi për 90 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mijëra tifozë të pranishëm – Kosova krijoi raste të panumërta.

Kosova pati 22 tentime, 7 ne porte – por vetëm dy herë e dergoi topin në rrjeten e kundërshtarit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të.

Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Për 2-0 shënoi sulmuesi Vedat Muriq, në minutën e 35-të.

Shiko Videon: