Mozzik dhe Loredana janë duke kaluar disa ditë së bashku, ata duket se po kalojnë mirë me njëri-tjetrin së fundmi.
Së bashku apo jo, ata po i gëzojnë fansat e tyre pasi po shihen në vendet e njejta me fëmijën e tyre, Hanën.
Së fundmi Loredana ka postuar në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur pantallona dhe një bluzë të meshkujve.
Kjo bluzë duket se i takon Mozzik, sepse atë e ka pasur reperi në videoklipin e këngës Madonna.
Dhe kështu reperi ishte i pari që la një koment Loredanës duke i shkruar: “Bluzë e bukur”.
Ndërsa Loredana i ka kthyer përgjigjen pa humbur kohë, “A mund të njihemi?”./Loredana/