Kështu shkon e veshur për ta dërguar djalin në shkollë Sahide Mustafa

Motrat Mustafa, Sahidja e Safetja, janë dyshja më e popullarizuar në vend, që kanë karrierë të gjatë, të sukseshme, e shumë këngë hite.

Motrat Mustafa, janë aty ku janë falë talentit të tyre, zotësisë për të kënduar bukur dhe korrektësisë që ua njohin të gjithë.

Vitet e fundit, dyshja më nuk përfliten vetëm për këngët që bëjë, por edhe për stilin që e kanë kultivuar në një nivel tjetër, duke u dukur përherë e më mirë.

Motrat Mustafa po duken bukur në skenë dhe jashtë saj.

Ekipi i “Kosovares” e ka hasur në rrugë Sahiden, derisa ajo po e dërgonte të birin në shkollë.

Sahide Mustafa po dukej bash zonjë moderne e bashkohore. Apo?/Kosovarja/