Këta do të jenë ministrat e Nismës në Qeverinë Hoti

Nisma Socialdemokrate ka nënshkuar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ministritë që pritet t’i drejtojë Nisma Socialdemokrate nëse votohet qeveria e re.

Ministrat e propozuar nga Nisma janë Skënder Reçica që do drejtojë dikasterin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Vesel Krasniqi atë të Tregtisë dhe Industrisë.

Në postin e zëvendëskryeministrit do të jetë Fatmir Limaj, pozitë të cilën e kishte edhe në Qeverisë Haradinaj.

Kujtojmë, se LDK ka arritur dje marrëveshje me AAK-në e cila do të ketë katër ministri dhe postin e zv/kryeministrit.