Web Analytics

Këta janë ish-banorët e “BBV2” që do të jenë pjesë e “Kepi i Tundimeve”? (Foto)

Botuar nga: InfoKosova

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”.

Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP.

Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

Në këtë sezon të dytë të “Kepi i Tundimeve” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë.

Tashmë kanë nisur përgatitjet për xhirimet e sezonit, i cili do të zhvillohet në Turqi dhe janë zbuluar disa nga ish-banorët e “BBV2”, të cilët do të jenë pjesë e këtij formati.

Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë postuar një video së bashku në aeroportin e Turqisë dhe më pas edhe Keisi Medini ka postuar një foto nga fluturimi drejt Turqisë.

Kiara Tito gjithashtu do të jetë pjesë edhe pse aludohet se ajo të jetë moderatorja e programit.

Tashmë na mbetet vetëm të presim se kush do të jenë pjesëmarrësit e tjerë.

Shiko postimet:

Të FUNDIT