Këto gjëra janë të ndaluara t’i merrni në Sunny Hill Festival

“Sunny Hill Festival” është rikthyer këtë vit pas pauzes për shkak të COVID-19.

Në katër ditë nga nesër deri të dielën, festivali do të sjell një listë të pasur artistësh shqiptar e deri tek emrat më të njohur botëror përfshirë Dua Lipën dhe J Balvin.

Së fundmi në faqen zyrtare, festivali ka afishuar disa nga gjërat që nuk janë të lejuara të merren.

Gjëra të tilla si, ushqimi dhe pijet, parfume, substance te palejuara dhe shkrepësat nuk do të keni të drejte t’i merrni me vete nëse do të shkoni në “Sunny Hill Festival”./panorama