Këto janë barnatoret që punojnë sot pas orës 17:00, në të gjitha qytetet

Me vendim të qeverisë tashmë është kufizuar edhe veprimtaria e barnatoreve brenda orarit të caktuar 06:00-17:00.

Por, sipas vendimit pas orës 17:00 veprimtaria e barnatoreve organizohet nëpërmjet kujdestarive të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë/AKPPM në Kordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe komunat përkatëse.

Procesi i caktimit të kujdestarive po bëhet nëpërmjet rotacionit nga 680 barnatore të licencuara që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për sot, e martë 31 mars, janë publikuar edhe barnatoret kujdestare të cilat do të punojnë pas orës 17:00 e deri në mëngjesin e nesërm.