Këto janë komunat ku janë paraqitur 75 rastet e reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njoftoi se sot janë testuar gjithsej 416 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej ku janë konfirmuar 75 raste pozitive.

Edhe sonte komuna e Prishtinës ka më së shumti raste me gjithsej 36 të infektuar, njofton Klan Kosova

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 1018 raste.