Këto janë shenjat e horoskopit që do të kenë më së shumti fat në tetor

Yjet për muajin tetor kanë favorizuar disa nga shenjat e horoskopit, të cilat këtë muaj vjeshte do të jenë më fatlumet.

Vendin e parë, e mbajnë Peshqit, sipas astrologut Jorgo Pulla, i cili ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”.

Më poshtë do të gjeni listën e shenjave më me fat për muajin Tetor:

Akrepi

Akrepi është në formën më të mirë të mundshme dhe kohë të përshtatshme për biznesin.

Data 15 është më idealja në bashkim familjar apo lidhje dashurie.

Shigjetari

Shigjetari papritur ose në çështje llogarie ka fat të madh në këtë drejtim, një çështje e lënë përgjysmë duhet që ta zgjidhë tani.

Bricjapi

Bricjapi, ekonomistë të shkëlqyer, do ta kanë problem fillimin e muajit, por kanë një lajm të mirë në zhvillimet e reja.

Mundësi e mirë sepse do të marrin një lajm të mirë në punë.

Ujori

Ujori duhet të ketë kujdes në çështjet e punës, duhet të marrë një vendim të rëndësishëm nëse do të heqë dorë në punë.

Peshqit

Peshqit janë shenja më me fat sepse kanë pasur një problem ligjor që e kanë zgjidhur, një çështje ligjore që ka të bëjë me punën.

Do të kenë një gëzim të madh nga data 10, 12, 24 e mundësi të mëdha në ditët në vazhdim.