Web Analytics
BallinaUncategorizedKëto janë ushqimet fatsjellëse në tryezën e Vitit të Ri

Këto janë ushqimet fatsjellëse në tryezën e Vitit të Ri

Nëse doni begati dhe fat për Vitin e Ri, duhet ta nisni nga tavolina.

Në fakt, disa ushqime cilësohen si ogur i mirë dhe për këtë arsye duhet t’i konsumoni natën e ndërrimit të viteve.

Këto janë disa nga ushqimet që konsiderohen fatsjellëse, sipas Agroweb.

Rrushi

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrush para mesnatës – një kokërr rrush për çdo muaj.

Një traditë që daton nga viti 1909, kur vreshtarët e zonës Alicante ne Spanjë e nisën këtë praktikë pas një viti të bollshëm me rrush.

Çdo kokërr rrushi përfaqëson një muaj, kështu për shembull nëse kokrra e tretë rastis e thartë, Marsi mund të jetë një muaj i vështirë.

Jeshillëqe për rritjen e financave

Shumë vende kanë traditë të konsumojnë natën e ndërrimit të viteve jeshillëqe.

Arsyeja është se gjethet e tyre jeshile duken si para, ndaj dhe simbolizon prosperitetin ekonomik.

Sipas Agroweb, besohet se sa më shumë jeshillqe të konsumohen aq më i madh do të jetë fati që do ta shoqërojë personin në Vitin e Ri.

Bishtajore

Gjithashtu dhe bishtajoret janë një simbol i parasë.

Kokrrat e tyre ngjasojnë disi me monedhat dhe kur gatuhen fryhen, duke nënkuptuar rritjen financiare.

Peshku

Besohet se merluci ka qenë mjaft popullot që në Mesjetë.

Madje, shumë vende e krahasojnë me gjelin e detit të Krishtlindjeve.

Kjo për shkak se kur frigoriferi dhe trasporti nuk ekzistonin, merluci rezervohej dhe transportohej deri në Mesdhe apo më larg në Afrikën Veriore dhe Karaibe.

Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat janë tipike për festat e fundvitit nëpër botë.

Në shumë vende është traditë që të fshihet një monedhë apo një shënim në to.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit