Këto janë vendimet që mori Qeveria Kurti sot

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Koncept-dokumenti për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, është dokumenti i parë që ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.

Ky Koncept-dokument përcakton pasurinë e fituar me kryerje të veprës penale, si nxitës kryesor të kri.minalitetit.

Kjo pasuri i siguron kryesit të veprave pe.nale burim për vazhdimin e aktivitetit kr.iminal.

Nisur nga kjo, shumë shtete, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, bënë përpjekje që të parandalojnë aktivitetet kr.iminale, duke siguruar që kryesit e këtyre veprave nuk do të përfitojnë nga veprimtaritë e paligjshme.

Duke larguar motivin për kryerjen e këtyre veprimeve, shteti synon që të parandalojë dhe të pengojë funksionimin e kr.imit të organizuar.

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme është çelës i luftimit të suksesshëm të kr.imit të or.ganizuar dhe korrupsionit.

Janë të identifikuar tre mekanizma kryesorë që përdoren për realizimin e këtij qëllimi:

1. Konfiskimi penal i pasurisë,

2. Konfiskimi administrativ, dhe

3. Konfiskimi civil.