Web Analytics
BallinaUncategorizedKëto komuna të Kosovës do të mbesin në terr për Vitin e...

Këto komuna të Kosovës do të mbesin në terr për Vitin e Ri

Festat e fundvitit sivjet do të festohen më ndryshe se në vitet paraprake.

Në disa prej qyteteve të Kosovës, qytetarët nuk do të kenë mundësi të shohin drita e dekorime.

Paratë që deri sivjet shpenzoheshin për këtë qëllim, kryetarët e disa prej komunave kanë vendosur t’i ndajnë për punë tjera.

Kanë mbetur një muaj e gjysmë deri në përfundim të vitit 2020.

E dekorimet të cilat ngjallin atmosferën festive të Krishtlindjeve dhe ndërrimit të motmoteve sivjet nuk do të shihen në disa prej qyteteve të Kosovës.

Komunat kanë vendosur që paratë që ishin planifikuar për dekorim të qytetit t’i destinojnë për qytetarët në nevojë, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Gjilani sivjet nuk do t’i ndezë dritat për të shënuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka deklaruar për Express se paratë e planifikuara për dekorim të qytetit do t’u shpërndahen familjeve në nevojë.

Jo nuk do e dekorojmë sivjet për shkak të pandemisë, shpenzimet që janë planifikuar do t’i dërgojmë në familjet që kanë nevojë, kryesisht raste sociale që mbikëqyren përmes DSHMS-së”, ka deklaruar Ismajli.

As Podujeva nuk do të dekorohet për festat e fundvitit.

Këtë e ka thënë për Express ushtruesi i detyrës së kryetarit në këtë komunë, Nexhmi Rudari./kosovarja

Rrjetet Sociale

630,452FansaPëlqeje
28,208NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit