Këto lagje të Prishtinës mbesin pa ujë si pasojë e një ndërhyrje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRUP) bën të ditur se nga ora 21:30 kanë mbetur pa ujë , Graçanica, Veterniku, Hajvalia, Mati 1, zona qendër e lagjes Bregu i Diellit dhe lagjja e Spitalit.

Sipas njoftimit të KRUP, kjo për shkak të një ndërhyrje ilegale që u bë në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Hajvali nga disa persona, e cila ka shkaktuar dëme në gypin magjistral Badoc- Prishtinë

“Rasti i ditës së sotme në fshatin Hajvali, ndërhyrja ilegale në rrjetin e ujësjellësit nga persona të papërgjegjshëm, duke mos i menduar pasojat që shfaqen në çrregullimin e sistemit të furnizimit me ujë, edhe sonte rreth orës 21:30, ajo ndërhyrje ka shkaktuar dëme në gypin magjistral Badoc- Prishtinë”.

“Nga ky moment pa ujë mbeten , Graçanica, Veterniku, Hajvalia, Mati 1, zona qendër e lagjes Bregu i Diellit dhe lagjja e Spitalit”.

“Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin.

Dëmi është i madh nga ajo kyçje ilegale”, thuhet në njoftimin e KRUP, transmeton Klan Kosova.