Web Analytics

Kiara Tito rikthen një nga momentet më virale nga Big Brother VIP Albania 2

Botuar nga: InfoKosova

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli nuk ka dyshim se janë bërë në një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare.

Megjithatë deri këtu, ata kaluan në sfida të mëdha, e mes tjerash në një periudhë mjaft interesante.

Dasma e tyre në Big Brother VIP Albania ka qenë një nga momentet më kulminante, përfshirë edhe puthjen e parë që shkëmbyen me njëri-tjetrin.

Asokohe pati shkrime, ‘meme’ e mesazhe që u bënë virale pasi kjo po pritej nga fansat jashtëzakonisht shumë.

Prezantuesja e njohur ka rikthyer një të tillë ku thuhej:

“Mirëmbrëma, shef. Ndjesë për e-mailin në këtë orar të vonë, por po ju njoftoj që nesër nuk do të paraqitemi në punë, sepse u puth Luizi me Kiarën.

Meqë sot është festë zyrtare, nesër na takon pushim. Faleminderit”.

“Mirëmëngjes”, ka qenë përshkrimi me të cilin e ka shoqëruar këtë postim në InstaStory.

Të njëjtit vlen të ceket se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 7 maj, në natën finale të BBVA. /Telegrafi/

Shiko foton:

RRJETET SOCIALE

630,627FansaPëlqeje
27,997NdjekësitNdjek
992NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

Të FUNDIT

x