Kiara Tito sqaron njëherë e mirë raportin me Butrint Imerin!

Moderatorja shqiptare, Kiara Tito, dhe këngëtari shqiptar,Butrint Imeri kanë qenë për një kohë kryefjala e medieve rozë.

Dyshja u aluduan në medie se kanë nisur një romancë të re, shkak kjo prezenca e Kiaras në videoklipin e Butrint Imerit “Hajt Hajt”.

E ftuar në Express Rozë, ajo u pyet po për këtë temë dhe përgjigja e ashpër e Kiarës mori gjithë vëmendjen.

“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera.

Realisht nuk ka pas dhe shpresoj mos tmë bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë”, ka thënë Kiara./Blic/