Kiara pak ditë më parë pësoi humbje të ndjekësve në ‘Instagram’, pas situatës së krijuar me Luizin tek lavamani. Fansat e Luizit u hakmorrën ndaj saj në këtë mënyrë duke humbur gati 40 mije ndjekes.
E mbrëmjen e kaluar, Kiara pati avantazh në lojë si lidere e shtëpisë, kështu duke marrë informacione nga jashtë. Ajo u vu në një pozitë tejet të vështirë, dhe kjo ka ngjallur reagime të shumta.
Kjo pasi te gjita lajmet qe iu transmetuan nga produksioni ishin tituj te shkruar negativisht per Kiaren qe e beri te ndihej shume keq, madje e beri te preket edhe Luizi pasi sipas titujve Kiara nuk e do Luizin.
Pas natës së mbrëmshme e cila ishte jo edhe aq e lehtë, duket se fansat e Luizit e kanë shpërblyer moderatoren me kthimin e ndjekësve. Ajo brenda natës ka arritur të rikthejë plotë gjashtë mijë ndjekës.