Kiçmari: Mendoj se sonte Presidenti është dashur të jap dorëheqje

Ish-përfaqësuesi diplomatik i UÇK’së, Sabri Kicmari, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka pritur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, të jepte dorëheqje sot në adresimin e tij para qytetarëve.

‘’Është një moment bukur i ndjeshëm dhe emocional për vetë president.

Është një moment delikat për vendin dhe shoqërinë tonë. ‘’, tha ai.

’Nuk është e zakonshme‘’

‘’E vërteta është se akzua është e rëndë.

Barra për shtetin dhe shqoërinë është e rëndë.

E cila në fakt e ka vënë në siklet presidentin e republikës.

Ai në fjalimin e tij u tregua shumë emocional.’’, shtoi profesori universitar.

‘’Nëse më pyesni nëse ishte fjalimi më i mirë i presidentit është e diskutueshme.

Do të shohim në të ardhmen sa është i sinqertë.

Me qenë se akuza vjen nga një institucion i lartë, mendoj se ai sonte është dashur të japë dorëheqje.

Nuk duhet të mbrohet prej një institucioni.’’, përfundoi Kicmari. /Express/